Kërkesat e Prokurorisë Speciale, ja si përgjigjet shumica parlamentare

Të hënën Prokuroria Speciale Publike edhe njëherë kërkoi nga shumica parlamentare që të ndërmerr iniciativë për vazhdimin e mandatit të saj dhe sjelljen e ndryshimit të ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.

LEXO: Çfarë do të ndodhë me PSP-në? Partitë parlamentare paralajmërojnë incitivë të re

Por, edhe pse e paralajmëruar iniciativa për PSP-në muaj më parë, sërish shumica parlamentare deri më sot nuk ka ndonjë hap konkret se si dhe kur do ta dëshmojë mbështetjen e saj ndaj PSP-së.

LEXO: Kjo është puna e parë që duhet ta bëjë për PSP-në Parlamenti i Maqedonisë

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thanë se janë për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“LSDM-ja vazhdimisht ka qenë për vazhdim të mandatit dhe punës së PSP-së. Do të sjellim vendime për punën e PSP-së në mënyrë të pandërprerë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Por edhe pse sjellja e ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur kërkon vota të 2/3 në Kuvend, mosvotimi i këtij ligji nga VMRO-DPMNE dukshëm do ta pengonte edhe sjelljen e të njëjtit por se për këtë nga LSDM thanë se nuk kanë paraparë zgjidhje alternative.

“Gjithçka vendoset kur do të hyjmë në Kuvend. Ne do ta sjellim ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve nëse nuk votohet ajo nga VMRO-DPMNE më pas do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim për të vazhduar punën e PSP-së. Tash për tash mund vetëm të spekuloj nëse VMRO-DPMNE-ja nuk voton”, tha Shilegov.

Lëvizja BESA  kërkesave të PSP-së iu përgjigj me premtime se kjo parti do të angazhohet fuqishëm në vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe sjelljen e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.

“Lëvizja BESA plotësisht e mbështet punën e Prokurorisë Speciale Publike si dhe do të angazhohet fuqishëm që ti vazhdohet mandati si dhe të sjellës së ligjit për dëshmitarët e mbrojtur. Kur është në pyetje drejtësia, si një prej hallkave më të ndjeshme të sistemit të dështuar gjatë qeverisjeve në të kaluarën, Lëvizja BESA do të angazhohet maksimalisht që ta përkrah sistemin e drejtësisë”, tha zëdhënësi i kësaj partie, Faton Fazliu.

Edhe nga LR-PDSH-ja premtuan se do të mbështesin çdo iniciativë që do të ndërmerret për PSP-në.

“Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët dhe LR-PDSH-së në veçanti është gjithmonë pro PSP-së, d.m.th. çdo iniciativë që është në funksion të vazhdimit të mandatit të PSP-së, ne do ta mbështesim”, tha për Portalb Surija Rushidi.

Ndërsa nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Portalb shkurt thanë se “do të mbështesim çdo iniciativë për punën e PSP” , u shprehën nga qendra për komunikim i kësaj partie.

Përndryshe, të hënën Prokuroria Speciale Publike (PSP) dërgoi kërkesë ndaj shumicës parlamentare për ndryshim të nenit 22 të ligjit për Prokurori Speciale me anë të secilit do të mundësohet zgjatja e mandatit të kësaj Prokurorie.

Krahas kësaj, PSP nga shumica parlamentare kërkoi edhe zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venedikut në të cilin parashihet sjellja e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe përdorimin e “bombave” si dëshmi hetimore.

LEXO: Tridhjetë ditë para skadimit të afatit, PSP pret përkrahje nga Kuvendi

Kjo nuk është e para herë që PSP bën thirrje ndaj shumicës parlamentare dhe as që shumica parlamentare që shprehet se do të mbështes çdo iniciativë për vazhdim të mandatit të PSP dhe se do të votojnë ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Por praktika e deritashme e thotë të kundërtën, shumica parlamentare deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë hap që t’i realizojë këto premtime.

Kujtojmë se kjo Prokurori ka edhe pak ditë para skadimit të afatit, gjë e cila pamundëson hapjen e rasteve të reja hetimore dhe vështirëson përfundimin e të tjerave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button