Maji solli çmime të shumta për “Duflla”-n (FOTO)
Në muajin maj ansambli “Duflla” ishte pjesëmarrëse në 3 festivale, dy prej tyre me karakter garues dhe arriti që ti përmbledh të dy çmime si “Pika më autentike” e festivalit folklorik në Kosovë dhe çmimin “Grupi Folklorik më i kompletuar” në Maqedoni, kjo u bë e ditur nga Ylber Idrizi në festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest 2017” që u mbajt në Saraj të Shkupit, njofton Portalb.mk.
Festivali kishte karakterin garues dhe në natën e tretë u ndanë edhe çmimet nga juria profesionale.
Edhe në këtë festival ansambli “Duflla” ishte më i pregaditur në pjesën e folklorit dhe iu nda çmimi “Grupi Folklorik më i kompletuar”.
Ky ansambël figuron në fshatin Raçe dhe të pjesës së Dervenit e cila pjesë karakterizohet me burimin e pashtershëm të valleve burimore dhe këngëve tipike dyzërëshe dhe se kryetar i saj është muzikologu Ylber Idrizi.