Gjykata Supreme e shtyu debatin për bisedat e përgjuara

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë sot në kohë të pacaktuar e shtyu debatin rreth referatit lidhur me çështjen juridike “Nëse dëshmitë të cilat janë përfituar në mënyrë të paligjshme mund të përdoren si dëshmi në procedurë gjyqësore”.

Në vazhdimin e sotëm të Mbledhjes së përgjithshme mori pjesë edhe Mirjana Llazarova Trajkovska, ish-gjykatëse e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, e cila informoi për praktikën e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut dhe u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga gjykatësit e Gjykatës supreme.

Për caktimin e vfazhdimit të Mbledhjes së përgjithshme, opinionbi do të njoftohet plotësisht, kumtoi shërbimi për shtyp i Gjykatës supreme.

Javën e kaluar kryetari i Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski në takim me gazetarë tha se konsideron se bisedat e përgjuara ilegale nuk mund të përdoren si dëshmi, por vetëm si indikacion për ekzistim të veprës penale.

Paralajmëroi se në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për këtë çështje do të thirret edhe gjykatësja e deriparadokohshme në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova trajkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button