Liria vazhdon sundimin në mundje, përsëri kampion

Pas titullit të kampionit shtetëror për junior të fituar javën e kaluar, klubi i mundjes Liria fitoi edhe dy tituj të tjerë: për senior dhe kadet, në kampionatin që u mbajt në qytetin e Velesit.

Në fund të garave, ata bindshëm u shpallën kampion tek senioret me 35 pikë, nëntë më shumë se I dyti Ballkaneci, ndërsa tek kadetet, fituan 35 pikë dhe rrëmbyen vendin e parë me tetë pikë më shumë se Ballkaneci.

Në konkurrencën individuale tek seniorët, kampion u shpallën katër mundës: Minir Rexhepi (57 kg), Elmedin Sejfullau (61 kg), Rijad Rexhepi (70 kg) dhe Besmir Veseli (97 kg).

Vendet e dyta i fituan: Halit Osmani (57 kg), Shaip Brava (65 kg) dhe Ruzhdi Elezi (70 kg).

Ndërsa vendet e treta i fituan: Abdulfeta Osmani (70 kg) dhe Ramazan Bakija (125 kg).

Ndërkohë tek kadetët Liria i fituan pesë kampion të rinj të Maqedonisë: Omer Feruku (42 kg), Muhamed Feruku (46 kg), Orhan Xhaferi (63 kg), Sakip Memedi (69 kg) dhe Uvejs Fejzullahu (85-100).

Në vendet e dyta nuk pati fitues, kurse në vendet e treta dolën: Lutfi Bajrami dhe Resul Bekteshi (58 kg), Agan Lika (69) si dhe Ermal Ramani e Aldin Dullovi (76 kg). /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button