Ilija Dimovski është i dyshuar në rastin “Talir”

Shoqëria kriminele për larje parash është formuar nga partia e VMRO-DPMNE-së në periudhën prej vitit 2009 deri 2015. Të dyshuar në rastet “Talir” – për larje parash dhe “Traektorja” – për kreditet kineze të cilat i ka publikuar sot Prokuroria Speciale Publike janë pjasëtarët e kreut të VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Në rastin e parë “Talir” të dyshuar janë 11 persona për larje parash nga të cilët 9 persona si kryerës direkt dhe 2 si ndihmës. Siç thanë nga PSP-ja të dyshuar janë lideri i partisë, Nikolla Gruevski dhe të gjithë sekretarët gjeneral të partisë prej vitit 2009 deri 2015, ata janë edhe kryeministri teknik Emil Dimitriev, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.

Të dyshuar janë edhe drejtorët e Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së. Këtë qendër shumë vite e udhëhoqi deputeti Ilija Dimovski, i cili është njëri nga të dyshuarit në këtë rast, ndërsa punën e tij në vitin 2015 e mori Ivo Kotevski, zëdhënësi shumëvjeçar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dora e djathtë e ish kryeministres Gordana jankullovska.

Në rastin “Traektorja” të dyshuarit Gruevski, zëvendës kryeministri i çështjeve ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në periudhën prej vitit 2012 dhe 2013 të dyshuarit e kanë vendosur tenderin për ndërtimin e autostradave Milladinovcki – Shtip dhe Kërçovë –Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button