Tani Ramush Haradinaj flet si Qeveria për Zajednicën

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka ndërruar tashmë qasje për Bashkësinë e Komunave Serbe që së bashku me Vetëvendosjen gjatë kohës sa ishte në opozitë i referoheshin si Zajdenica.

Në një takim me qytetarë në Prizren, Zajdenicës ka thënë se duhet ti referohemi si Bashkësi e Komunave Serbe e që në fakt nuk është as versioni zyrtar pasi ai është Asociacioni Komunave Serbe.

“Zajdenica jemi mësuar me i thanë, e që është Bashkësi e Komunave Serbe është zmadhuar deri në atë formë sa ka dalë të jetë një Republikë brenda një Republike”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë kur është pyetur nga qytetarët se si do ta zgjidhë këtë cështje ai ka folur njejtë sikurse ka thënë Qeveria deri tash: se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Bashkësia e Komunave Serbe do të jetë vetëm për koordinim mes tyre, pra nuk ka kompetenca ekzekutive. Ka të drejtë të koordinoj ashtu si mundet me u koordinu Komuna e Prizrenit me atë të Dragashit”, ka thënë Haradinaj.

Deklaratë krejtësisht të njejtë kishte dhënë edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Të tre këta kishin deklaruar për më shumë se 1 vit radhazi gjatë kohës sa opozita pjesë e së cilës ishte edhe AAK-ja e ka kundërshtuar themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe që i referoheshin si Zajdenica.

Mustafa kishte dhënë këtë deklaratë qysh në vitin 2015, saktësisht në gusht.

“Me ASK do të mundësohet të ju ndihmohet komunave me shumicë serbe, por Asociacioni nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm, por edhe përfitimi i komunave me shumicë serbe do të jetë I prirë nga Asociacioni në pikpamje të zhvillimit dhe prosperitetit të tyre”, ka thënë ai.

Në të njejtë kohë, të njëjtin qëndrim e kishte dhënë edhe HAshim Thaçi, atëkohë zv.kryeministër i vendit.

“Ne tashmë e kemi një draft marrëveshje të përafruar dhe Asociacioni nuk paraqet asgjë më shumë se sa një NGO (OJQ). Ai do të funksionojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e prillit të vitit 2013. Me këtë draft të marrëveshjes shuhet edhe ëndrra e Serbisë për krijimin e Republikës Srpska-s në Kosovë apo të ndonjë autonomie dhe ekstra-territorialiteti në Kosovë. Pra, Asociacioni do të ketë zero kompetenca ekzekutive”, kishte Thaçi për Indeksonline./Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button