Komuna e Çairit ndan 300 mijë euro për tenderë pak para skadimit të mandatit të Mexhitit

Pak ditë para mbarimit të mandatit, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka shfrytëzuar mundësinë për të shpallur një mori tenderësh në vlerë prej qindra mijëra eurosh. Më 6 prill është kontraktuar tendershtesë i paplanifikuar për ndërtimin e Sheshit “Skenderbeu” në vlerë prej afro 300 mijë eurosh. Siç shkruan në tenderin e publikuar në Byronë për Furnizime Publike, marrëveshja është destinuar për ndërtimin e shetitores mbi kompleksin e dyqaneve, njofton Shenja. Tenderin e ka fituar kompania “BAUER”-BG, e cila ka pasur afat deri më 26 prill që të përfundojë punimet.

Por, Izet Mexhiti nuk është ndalur me kaq. Më 2 maj, Mexhiti i ka dhënë firmën për rregullimin bustit të Skenderbeut firmës “Bauer-BG” Dooel Shkup, për afro 50 mijë euro. Kjo firmë njëherit është firma që më së shpeshti paraqitet si fitues tenderësh në Çair. Firma BAUER BG, është obliguar në afat prej tre ditësh që të fillojë punimet për ndërtim dhe t’i mbarojë ato për dy muaj.

Komuna Çair ka ndarë edhe 5 mijë euro për shërbimet e internetit në sheshin “Skenderbeu”, por nuk është e qartë se ku do të vendoset ky rrjet.

Nuk është harruar as mbulimi i një morie gropash që duken në pjesën më të madhe të Komunës së Çairit. Sipas kontratës së publikuar me firmën “Bauer” që është kontraktuar në mënyrë elektronike, për mbulimin e gropave në Çair do të harxhohen afro 300 mijë euro.

Në vitin 2014 dhe në vitin 2015, Komuna e Çairit ka kontraktuar marrëveshje me firmën “Ju-Baj” nga fshati Bojanë për sanimin e gropave dhe të dy tenderët kanë pasur vlerë prej afro 200 mijë eurosh. Për shërbimin e njëjtë, Çairi sivjet do të paguajë 100 mijë euro më shumë.

Komuna e Çairit, përveç harxhimeve për ndërtimin e sheshit dhe mbulimin e gropave, ka lënë hapësirë edhe për argëtim. Në vijim është tender i shpallur më 8 maj për organizimin e manifestimeve, pa specifikuar se çfarë lloj manifestimesh. Çairi do të paguajë mbi 63 mijë euro për zërim, skena, ndriçim, tenda e të tjerë për të organizuar manifestime që do të tubojnë mbi 10 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button