Maqedoni, rritet numri i të rinjve që konsumojnë alkool dhe drogë

Kriza e gjatë politike dhe shoqërore ka prekur në mënyrë direkte jetën e adoleshentëve. Rreth 80% e nxënësve të moshës 13-16 vjeçare tashmë kanë konsumuar alkool, rreth 40% kanë pirë duhan, ndërsa 5%, marihuanë. Vjosa Reçica nga Instituti i Shëndetit Publik citon rezultatet nga Raporti për përdorimin e cigareve, alkoolit, drogës te rinia shkollore gjatë vitit 2015, njofton Alsat-M.

“38.4% nga të gjithë fëmijët kanë pirë duhan në jetën e tyre. Ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit 24.2% nga fëmijët kanë pirë duhan. Përsa i përket përdorimit të alkoolit, gjatë jetës së tyre 57% nga fëmijët kanë përdorur alkool. Gjatë 12 muajve të fundit 51% nga fëmijët kanë përdorur alkool, ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit 38% nga fëmijët e anketuar kanë përdorur alkool. Asnjëherë nuk kanë pirë alkool 86% nga fëmijët të cilët janë të nacionalitetit shqiptar, 18% nga nacionaliteti maqedonas. Përdorimi i marihuanës, afër 5% e fëmijëve kanë përdorur” – deklaroi Vjosa Reçica, Instituti i Shëndetit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button