Eli Fara feston ditëlindjen, kush ia bëri dhuratën më të bukur dhe urimin më të ëmbël

25 vjeҫ është ҫdo vit, edhe këtë vit po aq feston. Eli Fara i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën prej kohësh, ndaj edhe nuk po përpiqemi të bëjmë llogari sa vjeҫ është. Më shumë se sa matematika qesharake në raste të tilla, më shumë vlerë marrin urimet e përzemërta nga njerëzit e afërt që nuk harrojnë ta ndajnë gëzimin edhe virtualisht, shkruan revista Class.

Marina, vajza e këngëtares së njohur, e ka uruar të ëmënn edhe në Instagram me një foto ku kanë dalë të dyja: “Në një ditë si kjo lindi “Ajo”… Lindi ajo që më dha frymë nga fryma e saj, më dha jetë nga jeta e saj dhe që sot është fryma ime dhe e gjithë jeta ime. Dashurisë më të madhe në jetë që mund të ekzistojë, që mban emrin Nënë, i uroj Gëzuar ditëlindjen të bëhet 100 vjet!” – shkruan Marina në foton me të ëmën.

Në një foto tjetër, Marina ka zbuluar edhe buqetën me lule dhe tortën që i ka dhuruar njeriut të saj më të shtrenjtë.

Edhe Aurela Gaҫe, mikesha e ngushtë e Eli Farës, e ka uruar nga profile i saj në Instagram: “Miqësia me ty, më ka bërë të kuptoj ç’do të thotë besnikëri, përkujdesje ndaj njerëzve qeë mban pranë. Ishte viti 1993 kur të takova, e sot jemi në 2017… dhe e përsëris sot, në ditën e lindjes tënde, se jam me fat që arrita të njoh Elin përtej së jashtmes. Zoti bekoftë çdo ditë tënden. Edhe 100 pranvera @elifaramari të kesh për veten e për atë që ti i kushtove jetën, Marushkit tënd….edhe për ne”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button