Ku jemi ne, e ku janë të gjithë të gjallët e tjerë?

Planeti ynë është njëri nga qindra miliarda botë në galaktikën tonë, e cila edhe vetë është një nga disa miliardë galaktikat në univers. Nëse jeta filloi në planetin tonë, është e drejtë të mendojmë se ajo ka filluar të paktën një nga këto botë të tjera. Problemi i vetëm është që kurrë nuk kemi dëgjuar askënd. Kjo njihet si paradoksi i Fermit, i parashtruar më parë nga Enrico Fermi në vitin 1950. Nuk ka asnjë përgjigje të mirë, por kemi disa ide.

E para, dhe ndoshta më e mundshmja, është se ne thjeshtë nuk kemi parë aq shumë sa duhet. Ne kemi gjetur vetëm planete rreth yjeve të tjera, në një pjesë të vogël të galaktikës sonë, dhe nuk mund t’i studiojmë ende këto për shenja të jetës. Mund të ndodhë që, ndërsa metodat tona të përmirësohen, ne të ndeshim në planete të panumërta të mbushura me jetë.
Vrima e zeze hapesire gjithesi (670x540)Një mundësi tjetër është që distancat janë thjeshtë shumë të mëdha dhe shkallët e kohës janë shumë të shkurtra, për të na kontaktuar.
Jeta inteligjente ka ekzistuar në planetin tonë vetëm për rreth 100,000 vitet e fundit, një hapje-mbyllje sysh në historinë 13,8 miliardë vjeçare të universit. Jeta mund të lindë në botë vetëm për një periudhë të shkurtër kohore dhe rrallëherë të mbivendoset. Kjo çon në një ide tjetër që jeta inteligjente mund të çrrënjoset përfundimisht, ose nëpërmjet katastrofave të vetë-shkaktuara, ose natyrore si lufta bërthamore, apo përplasjet e asteroidëve.
Kjo njihet si një Filtër i Madh, dhe ne nuk jemi të sigurt nëse e kemi kaluar një nga këto teste, ose nëse pritet të vijë. Jeta gjithashtu mund të jetë shumë më pak e mundshme nga sa menduam, dhe jeta inteligjente në planetin tonë mund të jetë një përplasje.

Një teori më e re tregon se ne jemi relativisht të hershëm në univers. Yjet e fundit nuk do të vdesin për triliona vjet, kështu që ne jemi shumë më afër Big Bang-it, dhe ndoshta jeta tjetër nuk është formuar ende me bollëk. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button