Refuzohet kërkesa e PSP-së, Koçan do të mbrohet në liri

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për të paraburgosur afaristin Sead Koçan dhe ky vendim është përfundimtar, transmeton Alsat M. 

PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën Penale pasi afaristët iu hoq masa e paraburgimit, si garacë për për këtë Koçan pagoi shumë financiare prej afër 1 milion eurosh. Edhe Specialen ky vendim ishte absurd juridik. Ata vlerësojnë se nuk ka garanci të mjaftueshme se Koçani nuk do të arratiset sërish, avokati i Koçanit, Nikolla Dodeski, tha se kjo ofertë është krejt ligjore dhe se është praktikë e shumë vendeve demokratike.

Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro. Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se kompania Transmet akoma merr tender shtetërore dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button