Skandal në Bankën e Shqipërisë, Gent Sejko prek arin monetar dhe depozitat e shqiptarëve në prag të zgjedhjeve

Banka e Shqipërisë duket se është përfshirë në një skandal kohët e fundit. Rezerva valutore rezulton të jetë ulur ndjeshëmgjatë dy muajve të fundit pa një arsye madhore, ndërsa dyshimet të çojnë tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ekspertët thonë se si rregull, Banka e Shqipërisë duhet t’i prekë rezervat e arit vetëm nëse vendi ndodhet para njërës prej këtyre dy situatave; në emergjencë kombëtare, ose në krizë të thellë ekonomike. Duke qenë se nuk ndodhemi para asnjërës prej këtyre dy situatave, lind pyetja; për çfarë i ka përdorur këto para Banka e Shqipërisë, kur vendi ynë ndodhet thjeshtë para një palë zgjedhjeve? Në fakt, rasti i sivjetshëm i Sejkos nuk është i paprecedent.

Të njëjtin veprim kujtojmë të ketë bërë dhe paraardhësi i tij, Ardian Fullani në vitin 2013. Edhe në atë kohë, vendi ishte para zgjedhjeve parlamentare, por nuk kishte as emergjencë kombëtare dhe as krizë të thellë ekonomike. Asokohe, sipas shifrave zyrtare të BSH rezultoi se Fullani kishte tërhequr mbi 6 miliardë lekë, nga ari i mbajtur jashtë vendit 3.7 miliardë lekë ose 34% të tij dhe nga ari e metalet e tjera të çmuara në vend afro 1.8 miliardë lekë, shkruan Sot News.

Të dhënat e BSH

Të dhënat mbi reduktimin e rezervës valutore janë publikuar nga vetë Banka e Shqipërisë. sipas informacioneve zyrtare, Banka e Shqipërisë ka reduktuar mjetet valutore neto gjatë muajit prill me afro 26,686 milionë lekë. Të dhënat tregojnë se në muajin mars mjetet valutore neto ishin 393,476 milionë lekë, ndërsa në muajin prill u reduktuan në 366,790 milionë lekë. Dy muaj më parë, BSH rezulton të ketë ndërhyrë dhe në arin monetar dhe SDR. Sipas të njëjtave të dhëna, mësohet se gjatë muajit mars BSH ka reduktuar me 1,519 milionë lekë arin monetar dhe SDR. Në muajin shkurt, ari monetar dhe SDR ishin në vlerën 34,992 milionë lekë, ndërsa në muajin mars u reduktuan në 33,473 milionë lekë. E njëjta linjë është ndjekur dhe në muajin prill, ku rezulton që ari monetar dhe SRD të jenë reduktuar me 1.706 milionë lekë. BSH konfirmon se në muajin prill, ari monetar dhe SDR arritën në 31,767 milionë lekë. BSH ka “futur duart” dy muajt e fundit edhe tek monedhat dhe kartmonedhat në valutë. Të dhënat zyrtare tregojnë se monedhat dhe kartmonedhat në valutë në muajin shkurt ishin 145 milionë lekë, ndërkohë që në muajin mars u reduktuan në 35 milionë lekë dhe në muajin prill arritën në 24 milionë lekë. Në muajin prill, BSH ka prekur edhe depozitat. Në muajin mars, depozitat në BSH ishin 109,795 milionë lekë, ndërkohë që në muajin prill ato arritën në 97,122 milionë lekë.

Precedenti “Fullani”

Gjatë vitit 2013 shteti shqiptar ka pasur një vlerë prej 21.66 miliardë lekë depozita në banka të huaja. Këto depozita nuk janë gjë tjetër veçse para që si pasojë e mos gjetjes së një terreni të përshtatshëm për t’i investuar në vend janë depozituar në bankat jashtë vendit. Në këtë vit depozitat në bankat e huaja përbëheshin 61.5% nga llogari rrjedhëse, 38.4% nga depozita afatshkurtra, 0.1% nga kontrata të së ardhmes dhe shumë pak interes i përllogaritur. Depozitat afatshkurtra dhe llogaritë rrjedhëse në bankat e huaja kanë norma interesi që bazohen në monedhën e depozitës apo llogarisë rrjedhëse. Më 31 dhjetor 2013, vlerësimi neto për këto kontrata ishte 31 milionë lekë. Tek interes i përllogaritur përfshihen të ardhura të përllogaritura për letra me vlerë të dhëna hua, në një vlerë të përafërt prej dy milionë Lekë. Në vitin 2007 paratë e depozituara nga shteti shqiptar në vendet e tjera kanë qenë në vlerën e 40. 84 miliardë lekë. Pra një vlerë rreth dy herë më e lartë se ajo e vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button