Koçan mbetet në liri

Këshilli Penal e refuzoi ankesën e Prokurorisë Speciale dhe kështu biznesmeni Sead Koçan mbetet në liri, njofton Portalb.mk.

Nga Këshilli Penal thonë se akoma rrjedhin afatet për ankesën në lidhje me garancinë dhe masat për kujdes. Kjo do të thotë se Prokuroria Publike tani do të mund të ankohet vetëm në lidhje me garancinë nga pothuajse 900 mijë euro që gjykata e pranoi për Koçan të mbrohet nga liria. Gjithashtu Prokuroria mund të ankohet në lidhje me marrjen e pasaportës. Prokuroria Speciale, më parë e ankimoi vendimin e gjykatës nga procedura paraprake që t’i lejohet Koçanit të mos shkojë në paraburgim që kur ai dha garancion me para. Për PSP-në garancioni prej 900 mijë eurove nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon arrestim të Koçanit.

Përndryshe, Sead Koçan, është njëri nga të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

LEXO: PSP nuk e përfill garancinë milionëshe të biznesmenit Koçan, kërkon paraburgim

LEXO: “Trust”, PSP-ja dyshon në sëmundjen e Koçanit

LEXO: Rasti “Trust”, nuk ka paraburgim për Sead Koçanin

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button