Kush kënd po e kopjon?

Të paktën janë ata njerëz që duke e shikuar konceptin e ri të Mercedes Coupe SUV, kanë menduar më parë për BMW X6. Kompania Mercedes nuk është duke e fshehur faktin që vetura e saj e re ka dalë në treg me të vetmin qëllim që t’i bëjë konkurrencë markës bavareze, por shtrohet pyetja nëse inxhinierët dhe dizajnerët e kësaj kompanie kanë mundur më mirë ta ‘fshehin’ këtë tendencë?

Kur një prodhues hedhë në treg një model specifik të veturës që i përket një segmenti komplet të ri dhe që arrin rezultate të mira në shitje, atëherë kompanitë konkurruese normal që ndihen të rrezikuara. Por si t’i kundërvihemi konkurrentëve nga segmenti i njëjtë duke ruajtur origjinalitetin? BMW kishte rrezikuar shumë kur lansoi në treg modelin X6, por në fund doli se i gjithë ky rrezik iu shpagua.

Duke marrë parasysh rivalitetin e vjetër në mes dy prodhuesve të mëdhenj gjerman, ka qenë çështje kohe kur Mercedes do të paraqitej në skenë me një model të ngjashëm. Kjo gjë ka ndodhur në panairin ndërkombëtarë të veturave në Pekin, ku Mercedes i prezantoi publikut konceptin Coupe SUV.

Edhe pse Mercedes ende nuk e ka konfirmuar nëse ky koncept do të futet në prodhimin serik, do të jetë vërtetë një befasi nëse nuk ndodhë një gjë e tillë. Megjithatë para se të paraqitet prodhimi serik, prodhuesi gjerman do të duhej që të paktën publikisht të mbroj dizajnin e saj që pashmangshëm na rikujton në BMW X6. Të dy veturat ngjashme shumë kur është fjala për siluetë, proporcione dhe dimensione, por edhe në disa detaje të pjesës së jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button