Ende asnjë zgjidhje për deponinë në hyrje të Tetovës

Deponia në hyrjen e qytetit në Tetovë mbetet problem shqetësues për banorët. Premtimi i autoriteteve për transferimin e saj në pikën e re të ngarkim shkarkimit, jo vetëm që nuk është realizuar, por e njëjta vazhdon edhe më tej të mbushet dhe të zgjerohet, njofton Alsat M.

Përgjegjësi për higjienë i Ndërmarrjes publike komunale, në prononcimin e tij dhënë para një muaji, tha se në fillim të majit, pika e re do të vihet në funksion.

Të kontaktuar për problemin në fjalë, nga ndërmarrjen publike komunale tani thonë se pika e re e ngarkim shkarkimit do të vihet në funksion javën e ardhshme dhe se deri atëherë pritet furnizimi edhe me kontejnerë të ri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button