Studentët në Ohër e festojnë Ditën botërore të llojllojshmërisë kulturore

Studentë dhe profesorë nga Universiteti për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostoli pal” nga mbi dhjetë shtete të botës sot në Ohër e festojnë Ditën botërore të llojllojshmërisë kulturore, duke rpezantuar një pjesë të pasurisë kulturore, folklorit, ushqimit nga vendet nga të cilat vijnë.

Me revy mode të veshjeve popullore, vallëzime kombëtare, degustim të ushqimit dhe pijeve tradicionalem studentët e huaj nga Universiteti për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostoli pal” në Sheshin e qytetit u prezantuan me një pjesë të pasurisë së tyre shpirtërore dhe kulturore nacionale.

Studentët konsiderojnë se manifestimet e këtilla kontribuojnë për afrimin e tyre, krahas kontakteve të tyre të përditshme përmes mësimit të rregullt në Universitet.

Universiteti “Shën Apostoli pal” me studentë dhe profesorë nga mbi dhjetë shtete nga të gjitha kontinentet paraqet institucion unikat të arsimit të lartë me profil të dalluar multikulturor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button