Kocijançiç: Zgjidhja e krizës në Maqedoni dhe Shqipëri është rezultat i punës së fuqishme

“Nuk jam e sigurt se mund të quhet çudi, por suksesi për ta zgjidhur krizën shumëvjeçare politike në IRJ të Maqedonisë dhe Shqipërisë është rezultat i punës së fuqishme dhe të vullnetit politik. këtë”, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sot në konferencë për shtyp në kryeqytetin evropian e theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga një gazetar bullgar “nëse është çudi që përnjëherë janë zgjidhur krizat e fuqishme dhe të thella politike në Maqedoni dhe Shqipëri?”.

Në konstatimin e gazetarit-korrespodent shqiptar se ndikim të fuqishëm për atë që presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për përbërjen e qeverisë, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, në të vërtetë kishte ndihmës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Hojt Brajan Ji, në emër të Bashkimit Evropian, zëdhënësja Kocijançiç e përshkroi “suksesin” për zgjidhjen e dy krizave politike të Ballkanit edhe si sukses i BE-së.

“Nuk jam e sigurt se këtë do ta quaj çudi, por rezultat i punës së fuqishme dhe vullnet politik. Kur flisni për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai është rajon që ka perspektivë evropiane dhe prandaj atje Unioni, fuqishëm është i përkushtuar. Njëjtë është edhe me IRJ të Maqedonisë dhe Shqipërinë. Ne reaguam në zhvillimin e ngjarjeve dhe do të vazhdojmë të punojmë me ato dy vende dhe me tërë rajonin. Në lidhje me këtë, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini i ftoi kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në darkë joformale në Bruksel, që do të mbahet më 24 maj”, deklaroi Kocijançiç.

Zëdhënësja e Qeverisë joformale e BE-së edhe njëherë potencoi se në darkën e theksuar janë dërguar ftesa deri te kryeministrat aktualë të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe Malit të Zi dhe shtuan se emrat e tyre do t’i publikojë kur do të jetë më afër datës së mbajtjes së këtij takimi joformal. Ajo në këtë rast nuk u përgjigj në pyetjen nëse Brukseli zyrtar do t’i dërgojë ftesë speciale mandatarit për Qeverinë e re të përbërë të Maqedonisë Zoran Zaev, nëse ai deri të mërkurën arrin të formojë Qeveri.

Në lidhje me ngjarjet në Shqipëri, për ku madje edhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës më 18 qershor, Kocijançiç u përgjigj se BE-ja e mbështet marrëveshjen midis kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha për shtyrjen e zgjedhjeve më 25 qershor dhe me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike të Bashës. Me këtë rast, ajo kërkoi që partitë ta respektojnë dakordimin nga “Makalister plus” marrëveshjen për dalje nga kriza, në konkludim me mbajtjen e zgjedhjeve kredibile më datën 25 të muajit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button