Gazetarët që u sulmuan në protestën “Për Maqedoni të përbashkët” sot do të japin dëshmi në Prokurori

Të punësuarit në portalin e internetit A1on, Aleksander Todevski dhe Vllatko Zhellçeski sot do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike, përcjell Televizioni 24, njofton Portalb.mk.

Gazetarët të cilët u rrahën në mënyrë brutale në njërën nga protestat që u organizua nga ana e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, sot do të japin dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike.

Për televizionin 24 thonë se presin që rasti të zbardhet dhe sulmuesit ta marrin dënimin që e meritojnë, sepse kanë sulmuar njerëz të cilët profesionalisht e kanë kryer punën e vet pas asnjë arsye.

LEXO: Sulmohen gazetarët gjatë protestës së simpatizantëve të VMRO-së

LEXO: Përsëri sulmohen gazetarët në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button