MPJ e Francës: Presim formim të shpejtë të Qeverisë në Maqedoni

“Franca e përshëndet vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se “kjo është mjaft e rëndësishme që vendi të dalë nga krizë politike” dhe shpresojnë që së shpejti të formohet Qeveria e re.

“Franca i fton të gjithë fuqitë politike të cilët janë në Kuvend që të vendosin dialog konstruktiv në korniza të institucioneve, kështu që autoritetet e ardhshme për kohë të shpejtë të fillojnë që t’i zbatojnë reformat urgjente të patjetërsueshme prioritare për stabilizimin e vendit dhe zhvillimin në rrugën drejt euro-integrimit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button