Gjermania pezullon Shengenin!

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere njoftoi një plan për të futur kontrollet e kufijve të vendit gjatë samitit të ardhshëm të G20, njoftoi të mërkurën gazeta gjermane Die Welt, transmeton Oranews.

Një zëdhënës i ministrisë konfirmoi se kufijtë e Zonës së Shengenit të Gjermanisë do të kontrolloheshin “bazuar në kërkesat e sigurisë më të larta.Samiti G20 pritet të zhvillohet në Hamburg më 7 dhe 8 korrik.

Ministria nuk ka zbuluar kohën dhe shtrirjen e kontrolleve kufitare, ndërsa është parandalimi i hyrjes në Gjermani të atyre personave që mund të jenë shkaktar të dhunës gjatë samitit.

Për vendimin, De Maiziere ka njoftuar tashmë në një letër Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, vendet anëtare të BE, konferencën e ministrave të brendshëm dhe qytetin e Hamburgut. Letra deklaron se kontrollet kufitare ishin të nevojshme për samitin në dritën e “situatës së tensionuar të sigurisë të karakterizuar nga terrorizmi”.

Ekspertët e sigurisë kanë shprehur shqetësimin e tyre se ekstremistët potencialisht të dhunshëm nga ata të ekstremit të majtë, për shembull, nga Danimarka apo Italia, do të udhëtonin në Hamburg, sipas raportit të Welt.

Futja e kontrolleve kufitare do të ndihmonte gjithashtu të hedhin dritë mbi modelet e migracionit, sipas ekspertëve të çështjeve të brendshme. Policia federale regjistroi një rënie të ndjeshme të hyrjeve të paautorizuara, ndërsa mbi 10,000 refugjatë ende aplikojnë për azil çdo muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button