Diplomoi gjenerata e tretë në Shkollën Wilson

Në atmosfere solemne u shënua ceremonia e maturës së gjeneratës së tretë në Shkollën Wilson në Maqedoni!

Në prani të Ambasadorit të Shqipërisë, z. Fatos Reka, autoriteteve lokale, prindërve, miqve dhe bashkëpunëtoreve të shkollës sipas traditës u be hedhja e kapelave, fjalime përshëndetëse dhe uruese për nxënësit mbajtën Drejtoresha e shkollës znj. Elita Masha e cila uroi nxënësit në emër të stafit dhe i porositi që të mos rreshtin së qenuri zëri shembullor në komunitet…!

z.Reka në fjalën përshëndetëse tha që ju duhet të ndjeheni krenar që jeni pjese e kësaj shkolle e cila është investim shqiptar dhe që implementon standarde Amerikane.

Në emër të nxënësve Drin Lika shtoi se kjo shkolle është revolucion në arsimin e RM. Duke ju falënderuar prindërve që na mundësuan të mësojmë në shkollën Wilson.

 

Shkolla Wilson vazhdon të jetë e hapur për të gjithë në veçanti këtë vit me promocion të veçante me çmime konkurruese, me qellim qe t’ju jepet mundësi e barabarte të gjithëve të bëhen pjesë e saj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button