Greqi, pensionistët protestë kundër masave shtrënguese

Pensionistët në Greqi, protestuan kundër paketës ligjore që pritet të votohet në Parlamentin e vendit dhe që përmban shkurtime të pensioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pensionistët të mbledhur në Sheshin Kotzia të kryeqytetit, Athinë, me thirrjen e sindikatave të ndryshme, pavarësisht shiut marshuan drejt ndërtesës së Parlamentit të Greqisë.

Protestuesit të cilit brohoritën me slogane kundër masave shtrënguese dhe politikave të qeverisë, mbajtën pankarte me mbishkrime “Përgjigja jonë për ju është revoltë dhe përpjekje”.

Pensionistët njoftuan se edhe në mbrëmje do të marrin pjesë në demonstratën e përbashkët në Sheshin Sintagma, në kohën kur pritet të votohet marrëveshja e re.

Projektligji përmban rregullore që do të sigurojë kursim prej rreth 4.9 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button