OEMVP hap biznes HAB për mbështetje të ideve sipërmarrëse

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot promovoi biznes HAB në të cilin do të ofrohen shërbime dhe mbështetje profesionale për realizimin e biznes ideve të të rinjve, grave sipërmarrëse dhe grave nga rajonet më pak të zhvilluara në Maqedoni. Qëllimi është që të zvogëlohet papunësia dhe të sigurohet pavarësi e tyre financiare.

Është paraparë që Create Hub të ofrojë hapësirë pune në tërë Maqedoninë, konsultime me persona profesionistë, trajnime dhe seminare, mentorim, rrjetëzim dhe qasje të lehtë deri te burimet alternative të financimit.

Sipas Fatmir Bytyqit, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, hapësira e re për biznes do të mundësojë kushte dhe mjete për edukim dhe rrjetëzim të sipërmarrësve të rinj, zhvillim të inovacioneve dhe përforcim të bizneseve.

“Ai do të jetë vend në të cilin do të përgjigjemi në problemet që me vite i kemi biseduar për zhvillim të pabarabartë rajonal, me rritjen e papunësisë, me migrimin e të rinjve dhe me pamundësinë që të rinjtë në përgjithësi të merren me biznes dhe ta krijojnë ardhmërinë e tyre. Duhet të krijojmë hapësirë për të gjithë ata të cilët ende besojnë se ardhmëria e tyre është në biznes, e jo në administratën publike dhe në sektorët e tjerë, t’i tregojnë idetë e tyre, ndërsa ne t’ju ndihmojmë për tu rritur së bashku dhe të nxjerrim në tregun e Maqedonisë dhe jashtë saj”, deklaroi Bytyqi.

Hapja e hapësirës së biznesit është mbështetur nga Programi për rritjen e punësimit në treg (IME) të Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të implementuar nga Suiskontakt dhe partneri lokal PREDA plus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button