MPJ e Gjermanisë: Akuzat e Ivanovit janë pa vend

“Gëzohemi që presidenti Ivnaov pas shumë mendimeve erdhi në vendim të vërtetë dhe hoqi dorë nga qëndrimi i bllokadës. Akuzat e drejtuara ndaj diplomatëve gjerman dhe shteteve tjera janë pa vend. Ashtu siç është e ditur, vlerësimet të cilat ia transmetojnë shtetit-nikoqir, gjithmonë merren vesh në koordinim të ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës”, kështu thuhet në kumtesën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, pas akuzave të mbrëmshme të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në drejtim të diplomatëve gjerman në vend, njofton Portalb.mk.

Ivanov, ambasadoren Kristine Althauzer, e akuzoi se “po shpërndanë lajme të rrejshme” dhe se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button