Ivanov kritikon ambasadoren gjermane, por i ka “harruar” skandalet e diplomatëve të Maqedonisë (FOTO+VIDEO)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë adresoi kritika të ashpra për ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauzer, duke e akuzuar se e njëjta “po shpërndanë lajme të rrejshme” dhe se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendin”, njofton Portalb.mk.

Reagimi erdhi pas kumtesës së Berlinit zyrtar e cila e përshëndeti dhënien e mandatit, por edhe e kritikoi Ivanovin për shkak se ai ka lejuar që të kalojë shumë kohë përpara se t’ia japë mandatin shumicës parlamentare.

“Duhet që të na shqetësojë kualiteti i një pjese të diplomatëve në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Ministrisë së Gjermanisë është shërbyer lajme të rreme. Apeloj deri te Gjermania se niveli i këtillë i diplomatëve është ofendim për vendin tone”, ka thënë Ivanov.

LEXO: Maltretimi i diplomatëve është argëtim i rregullt i shërbimeve sekrete nga Moska deri në Shkup

LEXO: Sindikata e diplomatëve me reagim: MPJ punëson kuadro partiake

Po çfarë përfaqësues diplomatik ka pasur Maqedonia në vendet e huaja që sot Ivanov ofendohet nga “niveli i ambasadores gjermane”?

Sjellje të pahijshme, Ambasada të zbrazëta, afera dashurie, sulme fizike. Këto janë veëm një pjesë e skandaleve të cilat i ka shënuar diplomacia e Maqedonisë nviteit e fundit.

Ish ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniella Karagjozoska, shpesh ka qenë e përmendur nëpër media për veprimet e shumta kontroverse.

Bujë të madhe nëpër media, ishte rasti në të cilin, ambasadorja e Maqedonisë në Zagreb, me një kovë me ujë, në parkingun e rezidencës, e ka pastruar veturën zyrtare. Banorët e lagjes kanë thënë se këtë akt e ka bërë shpesh.

2015, Karagjozoska duke e pastruar veturën

Në gusht të vitit 2015, Karagjozoska, me rastin e festimit të ditëlindjes së vajzës së vet, në profilin e saj në “Facebook”, nxori fotografi të festës, ku në prapavijë shihet se si është zbukuruar vetura zyrtare “Pasat” e ambasadores. Veturës i ishin ngjitur shirita me shkrime “Happy Birthday”, ndërkaq vajza e ambasadores mbante balona dhe lule.

Ambasadorja e ka zbukuruar makinën zyrtare për festë private

Gjatë kohës së tribunës me titull “Media dhe demokracia”, e cila u mbajt vjet nga Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë, ambasadorja i ka qortuar mediat kroate sepse sipas saj, kanë raportuar në mënyrë jo-profesionale për krizën aktuale në Maqedoni.

Kur dha dorëheqje ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ambasadorja në profilin e Facebook-ut të saj, publikisht ka shprehur keqardhje për këtë hap të ish ministres dhe se “nuk mund ta pranojë se ajo nuk do të jetë më në krye të MPB-së”.

karadz1

Gjatë kohës së “Revolucionit Laraman”, ajo i ka akuzuar qytetarët të cilët protestojnë se janë të inspiruar nga faktorët e huaj.

Ish ambasadori i Maqedonisë në Australi dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski, është i gjykuar me 3 vjet e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Stojanevski ka bërë keqpërdorim financiar, përderisa ka qenë ambasador në Australi.

Pero Stojanovski
Pero Stojanovski

Procedura është iniciuar nga Ministria për Punë të Jashtme, ndërkaq nuk bëhet e ditur se sa dëm financiar ka shkaktuar Stojanovski.

Funksionin ambasador në Australi, Stojanovski e ka kryer dy vjet. Pas asaj në vitin 2012 është kthyer në Shkup dhe është tërhequr nga funksioni me arsyen se është shumë i sëmurë.

Stojanovski, mbahet mend gjithashtu edhe për një rast ku e ka paraqitur një shtetase australiane se ia ka vjedhur shtëpinë e tij dhe e ka shantazhuar. Mediat australiane atëherë shkruajtën se gruaja 37 vjeçare ka qenë në lidhje intime me Stojanovskin.

Në vitin 2013, ambasadori i Maqedonisë në Peru, Dejan Atanasovski u gjen në ballinat e gazetave pasi që siç shkruanin ata, për sjelljen e tij jo-shembullore dhe zënkën me komshijtë e banesës në të cilën ka banuar. Atanasovski e ka sulmuar edhe policinë e cila ka ardhur që të intervenojë.

Image result for dejan atanasovski peru
Dejan Atanasovski

Skandal tjetër ka qenë edhe rasti me ish ambasadorin e Maqedonisë në Pragë, Igor Ilievski, i cili u zhduk nga Çekia dhe i cili në media deklaroi se përfaqësuesit e partisë në pushtet (VMRO-DPMNE) kanë kryer trysni të drejtpërdrejtë ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

Image result for игор илиевски чешка
Igor Ilievski: Ika nga trysnitë e Mijallkovit

Konsuli i Maqedonisë në Çikago, Jovica Pallashevski, është rrahur në parking dhe ka sulmuar një person zyrtar.

Image result for јовица палашевски  чикаго
Jovica Pallashevski

Përveç sjelljes jo-profesionale, diplomacia shpesh ka qenë e goditur edhe për shkak të biografive të përfaqësuesve të zgjedhur. Neuropsikiatri Vera Jovanovska-Tipko e ka përfaqësuar vendin në Serbi, ambasadorja e Maqedonisë në Suedi, Aleksandar Naqeva Ruzhin, përpara se të vië në funskion ka qenë pjesë e një kompanisë së sigurimin, ndërkaq ish këngëtari dhe doktori i shkencave ekonomike, Ilija Pseltirov është ambasador në Kazakistan.

Kroacia, Spanja, Katari, Republika Popullore e Kinës, megjithatë janë vende me të cilat Maqedonia ka marrëdhënie diplomatike, por për momentin ende nuk ka ambasadorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button