Ivanov e ofendoi rëndë Berlinin

Pas kritikave të ashpra që i bëri presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në adresë të ambasadores së Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, “DW” në gjuhën maqedonase ka biseduar me disa ambasadorë të Maqedonisë, të cilët janë të shqetësuar nga retorika e presidentit, njofton Portalb.mk.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, rikujton se sipas Konventës së VIenës, “ambasadori i një shteti e paraqet presidentin e një shteti të huaj”, gjegjësisht sipas diplomacisë klasike, “ambasadori e paraqet sovranin e tij te një tjetër sovran. Privilegjet që i shfrytëzon ambasadori në bazë të Konventës, në fakt nuk kanë të bëjnë me personalitetin e tij, por të shtetit të tij.

“Në shtetet demokratike ambasadori nuk e paraqet vetëm personalitetin e burrështetasit të tij, por edhe të shteti të tij, në unitetin e saj dhe diversifikacionin. Këto obligime ambasadorit i japin të drejtë që të kontaktojë me shumë njerëz, të mbajë marrëdhënie të rregullta edhe me pushtetin edhe me opozitën, të interpretojë, ndonjëherë të japë sqarime, madje edhe të durojë kritika. Por, kur ata kritika vijnë nga subjektet më të larta shtetërore, siç është Ivanov, me shfrytëzimin e fjalorit barbar dhe jo-diplomatik, ajo asocon në nenin 9 të Konventës së Vienës. Sipas këtij nenit dhe paparashikueshmërisë së Ivanovit, ai mund ta shpallë ambasadoren Althauzer për person “non grata”, thotë Ruzhin.

Sipas tij fjalori i Ivnaovit drejt ambasadores gjermane “nuk është vetëm skandal diplomatik me pasoja negative për marrëdhëniet Gjermani-Maqedoni, por edhe ofendim ndaj fuqisë më të madhe të BE-së dhe drejt kancelares Angela Merkel”.

Edhe ambasadori Muhamed Halili është i habitur nga fjalori i Ivanovit.

“Ambasadorët përpara se të vijnë në funksion duhet që të marrin miratim nga shteti nikoqir. Nëse Ivanov e ka ditur se ambasadorja nuk është e denjë që ta përfaqësojë Gjermaninë në vendin tonë, pse është pajtuar me këtë? Pasi kanë dhënë pajtueshmëri, do me thënë që ka qenë e pranueshme për ne. Nëse ambasadorja më pas e shkelë Konventën e Vienës, mundet që të ngritet procedurë që ta lëshojë vendin, të shpallet si persona non grata, dhe jo Ivanov për atë të japë intervistë në televizione”, thotë Halili.

LEXO: Ivanov me kritika të ashpra për ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button