U përmbyll me sukses projekti CREATIVE HAND

Sapo ka mbaruar njera nga shumë puntoritë që realizohen në kuadër të projektit SEE YOU WATCHING ME finansuar nga  UNICEF, USAID në bashkpunim me qëndrën për aktivizëm rinor KRIK. Në qytetin e Tetovës puntoritë janë realizuar në shkollën fillore Liria në Tetovë (paralelen speciale ) dhe nxënës të klasave të 9.

Udhëheqës të puntorive ishin Blerta Qamili dhe Nikolas Stamenkoviq.
Ato për portalin tonë u shprehën se përvoja në këtë projekt ishte shumë e vecantë, projekti u realizua me 10 puntori me nga 20 nxënës,10 nga te cilet ishin tipik dhe 10 atipik. Blerta dhe Nikolasi shprehen se ata kanë përzgjedhur puntorit të cilat ju kanë ndihmuar fëmijëve me nevoja të vecanta në shumë sfera si që janë:

Socializimi
Zhvillimi motorik
Ritje të vetbesimit
Ritje të besimit tek të tjerët.

Nxënësit ishin shumë aktiv dhe intenzivisht pjesmarës në puntorit tona.

Të vecantat e puntorive janë fakti që këta nxënës patën mundësi të jenë pjesë e rrethit social duke realizuar një puntori në caffe/bar “Maroon” Tetovë në të cilën fëmijët u kënaqën shumë. Gjithashtu pjesë e puntorive ishte edhe shëtitja rektrative-edukative në Kondrën e Djellit në të cilën fëmijët u argëtuan dhe njëkohësisht realizuan aktivitet fizik.

Përndryshe projekti SEE YOU WATCHING ME ka të paraparë edhe shumë puntori të tjera të gjitha të koncentruar tek personat me nevoja të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button