Anketë: Pas sulmit në Kuvend qëndron VMRO-DPMNE-ja

Në anketën më të re të televizionit Tellma dhe të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), që është bërë nga 10 deri 15 maj, në pyetjen se kush qëndron  pas sulmit në Kuvend, 40,5% e qytetarëve kanë deklaruar se ajo është VMRO-DPMNE-ja, 20% kanë deklaruar se turma ka hyrë spontanisht, 8.7% konsiderojnë se sulmi ka qenë i zbatuar nga shërbimet e jashtme, 4.6% -LSDM, ndërsa 25.4% janë përgjigjur se nuk e dinë, njofton Portalb.mk.

81.3 e të anketuarve nuk e justifikojnë dhunën ndaj deputetëve që ndodhi në Kuvend, ndërsa 6.1% janë përgjigjur se dhuna ndaj deputetëve është e justifikueshme.

Në pyetjen se a ka mundësuar policia eskalim ose qetësim të situatës, 57% e të anketuarve janë përgjigjur se policia ka mundësuar eskalim të situatës, 27.6% janë përgjigjur se ajo ka mundësuar zvogëlim të dhunës ndërsa 16.3% kanë refuzuar të përgjigjen.

62.2% e të anketuarve janë përgjigjur se presin zgjidhje të drejt dhe gjykim korrekt për ngjarje në Kuvend, ndërsa 28.9% nuk presin.

Në pyetjen se sjelljet e kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov kontribuojnë për qetësim ose përkeqësim të krizës politike, 48.6% janë përgjigjur se ai e përkeqëson krizën politike, 38% konsiderojnë se sjellja e tij kontribuon drejt qetësimit të situatës, ndërsa 13.3% kanë refuzuar të përgjigjen.

Zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, 50.3 % e të anketuarve nuk janë dakord ndërsa 49.1% zgjedhjen e tij e konsiderojnë si legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button