OBSH: Në çdo 40 sekonda në botë ndodhë një vetëvrasje

Në çdo 40 sekonda në botë ndodhë nga një vetëvrasje, ndërsa në çdo tre sekonda ka tentim për vetëvrasje, tregojnë të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Në kuadër të BE-së, në vitin 2014 janë realizuar mbi 57 mijë vetëvrasje dhe ato paraqesin 1,2 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes në Union, numri i të cilave vitin e njejtë ka paraqitur 4,9 milionë.

Numri i vetëvrasjeve në BE është më i madh tek pjesëtarët e gjinisë mashkullore. Në Union janë regjistruar mbi 44 mijë vetëvrasje tek burrat dhe mbi 13 mijë mes grave.

Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve të realizuara në njëqind mijë banorë është regjistruar në Lituani (32 raste), e më pas vijojnë Letonia, Hungaria dhe Sllovenia me nga 19 vetëvrasje në njëqind mijë banorë.

Shkalla më e ulët e vetëvrasjeve për kokë banori ështër egjistruar në Greqi dhe Qipro, nga pesë raste në njëqind mijë banorë.

Në tërësi në BE, numër më të madh vetëvrasjesh në vitin 2014 janë realizuar në Gjermani (mbi 10.300), Francë (mbi nëntë mijë), Poloni (gjashtë mijë), Suedi (mbi katër mijë), Itali dhe Spanjë (nga 3.900).

Vendi me më pak vetëvrasje në BE është Malta (36), e pas saj janë Qiproja (43) dhe Luksemburgu (75).

Vetëvrasja është një nga tre shkaqet kryesore për vdekshmërinë tek evropianët e rinj të moshës prej 15 deri 35 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button