Ivanov me kritika të ashpra për ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë e sulmoi ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke e akuzuar se ka shpërndarë “lajme të rrejshme”. Ivanov vlerëson se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendim”, njofton Portalb.mk.

Ky reagim vjen pas kumtesës së Berlinit zyrtar e cila e përshëndeti dhënien e mandatit, por edhe e kritikoi Ivanovin për shkak se ai ka lejuar që të kalojë shumë kohë përpara se t’ia japë mandatin shumicës parlamentare.

Kumtesa u publikua drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe jo nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

“Duhet që të na shqetësojë kualiteti i një pjese të diplomatëve në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Ministrisë së Gjermanisë është shërbyer lajme të rreme, kështu që Merkel patjetër duhej që të kërkojë falje për informatat e pasakta të cilat i ka marrë nga ambasada e tyre”, tha Ivanov.

Ai nuk tregoi se kur është mbajtur takimi me Merkelin në të cilin ajo i ka kërkuar falje, por aludonte në kritikën për vonimin e dhënies së mandatit.

Ambasada e Britanisë në Shkup
Ambasada e Gjermanisë në Shkup

“Apeloj deri te Gjermania se niveli i këtillë i diplomatëve është ofendim për vendin tonë. Është e palejueshme që në bazë të informatave të rrejshme të shkruhen kumtesa nga Ambasada e Gjermanisë. Si më herët ta japë mandatin? Me shkelje të Kushtetutës?” pyeti Ivanov.

Ndryshe, Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni dje ka reaguar pas vendimit të Ivanovit për dhënie të mandatit, duke shprehur se ajo duhej të ndodhte që moti dhe se tash e tutje duhet që aktorët politik të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në rrugën për formim të Qeverisë.

“Është mirë që kryetari Ivanov lëshoi pe dhe ndaloi së bllokuari formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë ka mandat për formim të Qeverisë. Ky është hapi i parë i rëndësishëm për tejkalim të krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia. Ftojmë të gjithë aktorët që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive kurse ajo vlen edhe për bisedimet koalicionuese”, thuhet në kumtesë.

Nga atje paralajmëruan që aktorët politik të ndalojnë me intrigat dhe bllokadat dhe t’ju shërbejnë interesave të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button