Stoltenberg: Formimi i shpejtë i Qeverisë, rrugë për reforma urgjente

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia dorëzojë mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për formim të Qeverisë së Maqedonisë me çka bën thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Ky është një hap i drejtë dhe diçka që është bërë në mënyrën e duhur. Nxis që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re, në kohë të votohet në Kuvend dhe konstruktivisht të sillen të gjitha partitë. Kjo është me rëndësi për Maqedoninë që të fillojë të fokusohet në reforma të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme. Apeloj që të vazhdohet me përkushtimin për avancim të aspiratave euro-atlantike të shtetit”, shprehet Stoltenberg.

Përndryshe ky qendrim i Jens Stoltenbergut vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevit nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

LEXO: Formimi i Qeverisë së Maqedonisë, Garet fton liderët politik për konstruktivitet

LEXO: Marrja e mandatit të Zoran Zaev, deklarohet shumica parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button