Mogerini fton në darkë kryeministrat ballkanik, ndër to edhe Zoran Zaev

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë në Bashkimin Evropian, Feredika Mogerini ka ftuar kryeministrat e shtatë shteteve ballkanike duke përfshirë këtu edhe Zoran Zaev si të Maqedonisë në darkë joformale më 24 maj në Bruksel, njofton Nova TV, përcjell Portalb.mk.

Mogerini në takim pret edhe liderin e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev pa dallim që ai deri më atëherë do të arrijë apo jo të formojë Qeverinë e Maqedonisë.

Tema e darkës joformale do të jetë “situata në rajonin ballkanik nën dritën e ngjarjeve të fundit dhe që të bisedohet se çfarë duhet të bëhet më tutje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button