Ja çfare tha Zaev pas takimit tek BESA

Lideri i LSDM-së ZoranZaev, pa kaluar akoma një orë nga marrja e mandatit, u takua me kryetarin e Besës, Bilall Kasami. Ai edhe njëherë përsëriti se për një shumicë stabile, më mirë do të ishte që në koalicionin e ardhshëm qeveritar të merrnin pjesë të tre partitë shqiptare, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa. Kreu i LSDM-së deklaroi se takimi me BDI-në është shtyrë për ditët në vazhdim kurse shumë shpejtë paralajmëroi takim edhe me Aleancën për Shqiptarët. Formimi i shpejtë i Qeverisë, sipas Zaevit, do t’i hapte rruhen zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjeve, siç është zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale. Lëvizja Besa takimin e vlerësoi si mjaft pozitiv por deklaruan se akoma nuk është vendosur nëse kjo parti do të jetë ose jo, pjesë e qeverisë së re, transmeton Alsat M.

“Njëherë do të fillojmë biseda me BDI-në, pastaj me Besën dhe në fund me Aleancën për shqiptarët. E tërë kjo me një qëllim të përafrimit të qëndrimeve të përgjithshme dhe kur të kemi qëndrime të afërta, bashkërisht të ulemi në tavolinën e bisedave. Shumë qytetarë presin subvencione, nxënësit presin largimin e testimit ekstrën, presin pranuesit e ndihmave sociale. Pret dhe Specialja, mandati i tyre afrohet, nëse nuk gënjehem njëra pjesë i skadon në fillim të qershorit ndërsa pjesa tjetër i skadon më 30 qershor. Unë besoj se Specialja punën e saj do ta çon deri në fund, dhe do të gjinden mënyra jo vetëm nëpërmjet ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, ti vazhdohet mandati. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Disa thonë se duhen 2/3 të votave, sidoqoftë do të mundohemi. Ky institucion është bashkërisht i themeluar dhe ky institucion duhet ta përfundoj punën e filluar” – deklaroi ZoranZaev Kryetar i LSDM-së.

“Nuk mund të flasim për ndonjë epilog konkret tash për tash” – tha Faton Fazliu Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button