Pelisteri i merr Kupën e Maqedonisë Shkëndijës

Në një ndeshje jo shumë dramatike dhe pa shumë raste për të shënuar gol, në finalen e Kupës së Maqedonisë, në fund doli fitues skuadra e Pelisterit që vetëm pas ekzekutimit të penaltive arriti të fitojë Shkëndijën me rezultat 4:3, duke fituar për herë të dytë në historikun e klubit këtë titull, ndërsa Shkëndija nuk arriti që ta mbrojë atë, kështu që pasi humbi garën për titull në kampionat, tani mbeti edhe pa kupën e Maqedonisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me barazim 0:0, ndërsa njëjtë ishte edhe në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.

Tek Shkëndija i pari gaboi nga pika e bardhë Besart Ibraimi, ndërsa në të njëjtën mënyrë gaboi edhe Lukas i Pelisterit duke goditur mbi portë. Në serinë e katërt portieri i Pelisterit Illçe Petrovski ndali gjuajtjen e Abdurahimit, që në fund Bazhe Ilijoski të shënon për rezultatin 4:3 dhe titullin e Kupës së Maqedonisë ta dërgojë nga Tetova në Manastir. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button