Komenton edhe Ahmeti dhënien e mandatit Zaevit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti  në një deklaratë me shkrim e përshëndeti dhënien e mandatit për formimin e, siç theksoi, qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.

“Siç kam theksuar edhe më parë ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka”, citon Ahmeti në deklaratë.

“Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik”, thotë Ahmeti.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot nga presidenti Gjorge Ivanov e mori mandatin për formimin e qeverisë së re.

Shumica aktuale parlamentare në  Kuvendin 120-të anëtarësh të Maqedonisë ka përkrahje nga 76 deputetë të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button