Marrja e mandatit të Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga koalicioni Rilindje me Besë

Përfaqësuesi i koalicioni Rilindje me Besë, Fadil Zendeli duke u shprehur për Portalb e përshëndet marrjen e mandatit për formim të Qeverisë të Zoran nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe njëherit vlerëson se Maqedonia shkon drejt stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik, njofton Portalb.mk.

“Ne e përshëndesim marrjen e mandatit të Zoran Zaev nga Gjorge Ivanov. Kjo për Maqedoninë paraqet një shenjë se shteti po shkon drejt stabilitetit politik, ekonomik dhe institucional dhe se po hapen rrugët e formimit të Qeverisë reformuese. Gjithashtu vlerësoj se ne do të marrim pjesë në bisedime kurse për pjesmarrje në Qeveri do të vendosim pas shqyrtimit të programit qeveritar”, tha Zendeli.

Përndryshe ky qendrim i Fadil Zendelit vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevit nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

LEXO: Marrja e mandatit të Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga BDI

LEXO: Marrja e mandatit e Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga Aleanca për Shqiptarët

LEXO: Zaev: Presim që për më pakë se 10 ditë t’i mbarojmë bisedimet për formimin e Qeverisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button