Marrja e mandatit e Zoran Zaev, ja çfarë thonë nga Aleanca për Shqiptarët

“Aleanca për Shqiptarët përshëndet aktin e dhënies së mandatit Liderit të LSDM njëherit edhe kandidatit për kryeministër Zoran Zaev, duke vlerësuar si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, në krijimin e një Qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvillimore dhe integruese për Maqedoninë”, kështu shprehen nga Aleanca për shqiptarët nëpërmjet kumtesës së dërguar për media, njofton Portalb.mk.

Nga atje shprehen se “qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garanci për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE”.

Përndryshe kjo kumtesë e Aleancës për Shqiptarët vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevi nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

LEXO: Zaev: Presim që për më pakë se 10 ditë t’i mbarojmë bisedimet për formimin e Qeverisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button