Ja si do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe rritje e temperaturës ditore pritet prej nesër deri të shtunën.

Siç paralajmërojnë nga DPHM të shtunën nga fundi i ditës do të ketë kushte për dukuri të lokalizuar të jostabiliteiti, ndërsa vale re e lagësht me reshje të shiut dhe dhe paraqitje të bubullimave pritet të dielën, kur do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore, që do të kushtëzojë ulje të sërishme të temperaturës ditore.

Temperatura ditore do të lëvizë prej 16 deri 26 gradë, të premten prej 22 deri 28 dhe të shtunën prej 23 deri 30 gradë. Të dielën temperatura ditore do të jetë prej 17 deri 24 gradë, të hënën prej 18 deri 25 dhe të martën prej 20 deri 27 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button