Gjykata Penale përsëri do të vendos për paraburgimin e Koçanit

Gjykata Penale e Shkupit, sot do të vendos për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” për krim financiar prej 17 milionë eurove. Dëgjimi është caktuar në ora 10, njofton Portalb.mk.

Gjykata Penale po vendos për së dyti herë për paraburgimin e Koçanit, pasi që të premten e kaluar Gjykata Supreme e Jovo Vangellovskit, ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Marko Zbërlevskit, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe me këtë të fundit i shfuqizoi të gjitha vendimet paraprake të Gjykatës Themelore dhe të Apelit të cilat kishin pranuar kërkesën e PSP-së për paraburgim të Koçanit.

Gjykata Supreme e ktheu lëndën përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 që e njëjta përsëri të vendos, ndërkaq Këshilli Penal në këtë gjykatë dje shpejtë e zbatoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu që nga fillimi, gjegjësisht te gjykatësi i procedurës paraprake.

Vangellovski - Zvërlevski
Vangellovski – Zvërlevski

Sipas orarit të ri, për ankesën e PSP-së do të vendos një Këshill i ri Penal, në përbërje me gjykatëset, Monika Bahçovanska, bashkëshorte e Vlladimir Bahçovanskit – funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sofija Laliçiq, e cila dëgjohet në bisedat e përgjuara duke biseduar me ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov në lidhje me emërimin e gjykatëses Lubinka Bashkevska, e cila e ka udhëhequr rastin “Puç“ dhe ka refuzuar që ta ftojë dëshmitarin e vetëm të PSP-së, ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe e cila e anuloi rastin për në kohë të pacaktuar.

Vendimi i kryetarit të Gjykatës Supreme apo kumbarit të ish kryekuvendarit, Trajko Veljanovski, Jovo Vangellovski, në opinion është cilësuar si skandaloz dhe si partiak.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në RM ka theksuar se kjo është hera e parë që ndonjë gjykatë në Maqedoni vendos që personi ndaj të cilit është caktuar paraburgimi duhet të lihet në liri deri në marrjen e vendimit sipas ankesës.

Juristi Andreja Stojkovski për këtë vendim ka thënë se Vangellovski ka shkelur detyrën zyrtare.

“Këtë që e ka bërë Jovo me Koçanin quhet: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe sipas nenit 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal dënohet me së paku 5 vjet burg”, shkruan Stojkovski.

Koçan për dy muaj ishte në arrati, u kthye në Maqedoni para dy ditëve, ndërkaq tani është i hospitalizuar në Klinikën e Kardiologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button