Skenarët e mundshëm me vendimin e Ivanovit lidhur me mandatin

Përderisa partitë politike presin që presidenti Gjorge Ivanov të jep mandatin për formimin e qeverisë deri ditën e premte, njohësit e çështjeve politike sërish shprehin rezerva lidhur me skenarët e mundshëm të cilat mund t’i krijojë presidenti.

Ata thonë që ka indikacione sipas të cilave besohet se Ivanov do të jep mandatin deri në fund të kësaj jave, megjithatë me Ivanovin gjithçka është mundur, thonë ata.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani thotë për Portalb.mk, se ai mund të mos e jep mandatin mirëpo kësaj radhe mendoj se është nxënë ngushtë dhe fjalën që e ka thënë para përfaqësuesit të SHBA-së, nuk besoj se do ta refuzojë, pasi ai në njëfarë mënyre na vuri në dijeni se do kërkojë ndihmën e SHBA-së në këtë drejtim.

“Duke pas parasysh karakterin e Ivanovit dhe veprimet e tij, me oscilacione deri më tani në vendimet që i sjell gjithnjë të ndikuara nga VMRO dhe Gruevski, gjithçka mund të pritet. Ai mund të mos e jep mandatin mirëpo kësaj radhe mendoj se është nxënë ngushtë dhe fjalën që e ka thënë para përfaqësuesit të SHBA-së, nuk besoj se do ta refuzojë, pasi ai në njëfarë mënyre na vuri në dijeni se do kërkojë ndihmën e SHBA-së në këtë drejtim. Dhe nga e gjithë kjo që po ndodh si komunikim midis Zoran Zaev dhe Ivanovit ose kabineteve të tyre, lë përshtypjen sikur po hekurosen ato kundërshtime mes këtyre dyve dhe gjithnjë e më afër është besimi se mund ta jep mandatin”, tha për Portalb Ramadani.

Ai shtoi se ka indikacione edhe VMRO-ja ka pranuar faktin se është në opozitë.

“I vetmi kalkulim i tij në këtë rast mund të jetë ndonjë frikë nga VMRO-ja e cila është e paparashikueshme në veprimet e veta kur është në pyetje destruktiviteti dhe me një arsyetim të imagjinueshëm mund të mos e jep mandatin, por megjithatë pak e shohim atë logjikën e kronologjisë së ngjarjeve pas ardhjes së përfaqësuesit të SHBA-së, ka indikacione sikur edhe VMRO-ja ka pranuar faktin se është në opozitë dhe nëse e gjithë kjo merret si indikacion, atëherë mund të pritet që Ivanovi të jep mandatin”, shtoi Ramadani.

Edhe Petar Arsovski për Portalb.mk sqaron dy skenarët e mundshme që mund të ndodhin me vendimin e Ivanovit, atë të mos dhënies dhe dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë.

“Me Ivanovin gjithçka është e mundur, pasi ai tregoi vullnetin që është anti-demokratik por megjithatë ai vepron ashtu. Ai nuk do të jepte mandatin që t’i hapë VMRO-DPMNE-së hapësirë për përralla që ata i tregojnë derisa zgjat kjo qeveri që sipas tyre gjithçka po realizohet në mënyrë jolegjitime ashtu siç po bëjnë edhe me zgjedhjen e Talat Xhaferit. Nga ana tjetër, pse do e jepte mandatin është sepse faktori ndërkombëtar kryen presion mbi të dhe më në fund më e rëndësishme është se edhe nëse nuk e jep mandatin, mund të përfundojë në burg sipas nenit 90 të Kushtetutës. Unë mendoj që shanset më të mëdha janë që Ivanovi të ndryshojë mendjen dhe të jep mandatin megjithatë do të ballafaqohet me një problem të madh kurse atij mandati i përfundon së shpejti.

Frika ekzistuese sipas Arsovskit është që Ivanov të bëjë ndonjë budallallëk të radhës, por megjithatë sipas tij qeveri do të ketë.

“Gjithashtu nuk e përjashtoj mundësinë që ai sërish të bëjë ndonjë budallallëk dhe të mbesim pa qeveri, por sipas paralajmërimeve qeveri gjithsesi do të ketë pasi ajo mund të votohet në parlament”, shtoi Arsovski./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button