Etrit Berisha në “top-10” të portierëve

Etrit Berisha rezulton të jetë mes 10 portierëve më të mirë të këtij sezoni. Kjo është ajo që rezulton në përfundim të një studimi të kryer nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, CIES, kur kanë mbetur vetëm pak ndeshje nga mbyllja e kampionateve, njofton Top Channel.

Ky institucion ka studiuar paraqitjet e futbollistëve që kanë luajtur për më shumë se 2000 minuta duke përpiluar edhe një klasifikim për çdo pozicion të futbollistëve në fushën e lojës.

Sipas këtij studimi, portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha që është te Atalanta në Serinë A është në vendin e 7 për sa i përket gardianëve të portave me 81.5 pikë, po aq sa edhe Ter Stegen i Barcelonës edhe Ian Oblak i Atletico Madrid.

Por  Observatori CIES nuk u mjaftua me kaq, por përpiloi edhe formacionin ideal të sezonit 2016/2017. Kështu, porta mbahet nga Neuer, ndërkohë që në mbrojtje janë përzgjedhur Sandro, Hummels, Javi Martinez dhe Bruno Peres.

Në mesfushë vendi në formacionin ideal u takoi Pogba, Thiago Alcantara e Keita. Ndërsa në sulm të zakonshmëve Lionel Messi e Cristiano Ronaldo u bashkohet edhe Dries Mertens.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button