Xhaferi në takim me Jazbec: Formimi i Qeverisë e më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor

“Pres që presidenti i Maqedonisë ta përmbush obligimin e tij kushtetues dhe mandatin t’ia jap bartësit të shumicës parlamentare, me çka do të hapen proceset për konstituimin e trupave të Kuvendit, e me të edhe për formimin e qeverisë së re. Pas kësaj, prioritet do të jenë ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit të vetëqeverisjes së tanishme lokale deri në vjeshtë kur, shpresohet, të mbahen zgjedhjet lokale”, kështu është shprehur sot kryeparlamentari Talat Xhaferit në takim me amabasadorin slloven, Millan Jazbec, njofton Portalb.mk.

Duke u përqendruar në ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit dhe në gjendjen aktuale, Talat Xhaferi, theksoi se personalisht do të angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit dhe për përforcimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke iu falënderuar për urimin e ambasadorit slloven, shprehu bindje se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të rriten në të gjitha fushat.

Ndërsa nga ana tjetër ambasadori nënvizoi se “marrëdhëniet shumëdekadëshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe marrëdhëniet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. Republika e Sllovenisë edhe më tutje do ta mbështesë qartë dhe fuqishëm Republikën e Maqedonisë në proceset e integrimit euroatlantik.  Paralelisht, do të vazhdojnë të kultivohen dhe zhvillohen bashkëpunimi dhe diplomacia parlamentare, si dhe marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button