Gjykatat në Maqedoni janë stërngarkuar edhe më shumë

“Gjykatat Themelore Shkupi 1 gjatë vitit 2016 ka shtuar numrin e lëndëve hetimore të mbetura nga viti 2015. Krahas asaj numrin e lëndëve të mbetura e kanë shtuar edhe Gjykata Themelore Kumanovë, Negotinë, Kërçovë, Tetovë, Berovë, Vinicë dhe Koçan”, këto u bënë të ditura sot në mbledhjen e Gjykatës Supreme ku u publikua raporti për punën e gjykatave të Maqedonisë gjatë vitit 2016, njofton Portalb.mk.

Jovo Vangellovski
Jovo Vangellovski

Edhe pse të gjitha këto raste kanë rënduar punën e gjykatave të Maqedonisë, sërish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski vlerësoi se gjykata në përgjithësi shkojnë drejt uljes së numrit të lëndëve hetimore.

“Gjykatat në Maqedoni kanë dhënë përkushtim të madh ku duke zgjidhur mangësitë në mënyrë të azhurnuar kanë përfunduar vitin”, tha Vangellovski.

Ai vlerësoi se në mungesë të pajisjeve informative, plotësimin e kuadrit me persona adekuat pas zbrazjes së vendeve të punës me pensionim të të punësuarve, me edukim të vazhdueshëm, me përmirësimin e kushteve financiare dhe materiale mund të përmirësohet edhe puna e gjykatave.

Krahas kësaj, gjykatat e kanë filluar vitin 2016 me 128.694 lëndë të mbetura nga viti 2015. Gjatë vitit 2016 gjykatat kanë pranuar 459.481 lëndë. Gabimisht janë proceduar 437 lëndë, 472.556 lëndë janë zgjidhur kurse 119.689 lëndë kanë mbetur pa u zgjidhur. Lëndët e ngelura i kanë zvogëluar për 13.075.

Mbledhja e prezantimit të raportit të punës bëhet në pajtueshmëri të ligjit për shqyrtimin e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016 dhe Rregullores së Gjykatës Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button