“Dita e Microsoftit”, Jashari: Organizatat joqeveritare duhet të jenë në rrjedhë me teknologjinë

“Dita e Microsoftit”, kushtuar sektorit civil, me temën “Teknologjia në mjegull e ndihmon shoqërinë”, është mbajtur sot në Qendrën e Kongreseve në Panairin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e sektorit civil kanë pasur mundësi që të mësojnë më tepër në lidhje me atë se si mund t’i fitojnë donacionet softuerike dhe donacionet me vlerë prej 5.000 dollarë të programit “Microsoft Azure” të “Microsoft-it” për ndihmë të sektorit civil, i cili në Maqedoni dhe Ballkan zbatohet nga Fondacioni “Metamorfozis”, nëpërmjet platformës “Techsoup Balkans”.

Në hapjen e ngjarjes, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, deklaroi se qëllimi i kësaj ngjarjes është afrimi i teknologjisë me sektorin joqeveritar.

“Teknologjia dhe implementimi i zgjidhjeve të reja softuerike nuk janë qëllime në vete. Ata duhet të shërbejnë për organizatat joqeveritare, misionet e tyre dhe aktivitetet t’i organizojnë në mënyrë efikase. Teknologjia ndërrohet shpejtë, organizatat joqeveriatare duhet të jenë në rrjedhë me softuerët dhe platformat më të reja teknologjike dhe t’i këmbejnë dituritë për sfidat në punën e përditshme. Sektori joqeveritar ndërrohet shpejtë, ai është gjithëpërfshirës dhe këtu teknologjia luan rol të madh. Organizatat lokale nga qyteti ose fshati, falë teknologjisë bashkëpunojnë në nivel nacional dhe  ndërkombëtarë. Kufijtë gjeografik mes sektorëve fshihen ,falë teknologjisë. Organizatat joqeveritare kërkojnë mënyrë për rrjetëzim, bashkëpunim dhe për shfrytëzim të teknologjive të reja që në mënyrë më kualitative ta shërbejnë komunitetin në të cilin veprojnë”, deklaroi Jashari.

Menaxherja për program të arsimit të “Microsoft” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Vlora Ademi, deklaroi se kjo është konferenca e katërt e cila organizohet dhe ka interes të madh nga ana e organizatave joqeveritare.

“Jo vetëm organizatat joqeveritare, por edhe çfarëdolloj kompanie, institucioni, të gjithë jemi kompani softuerike. Çdokush është i varur nga teknologjia. Sektori joqeveritar është përkrahës kryesor në shumë gjendje në shoqëri dhe ka misionin e tij. Puna është sfiduese, ndërkaq teknologjia ua mundëson që sa më lehtë të realizohet misioni”, shtoi Ademi.

Për furnizimin e zgjidhjeve softuerike nëpërmjet kësaj platforme, por edhe për të fituar donacionale, fillimisht duhet të regjistroheni këtu: www.techsoupbalkans.org/mk/user/register.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button