Berlusconi thumbon presidentin francez për moshën e gruas së tij

Nuk kanë të sosur komentet për moshën e gruas së presidentit më të ri të Francës, Emmanuel Macron. Pasi u komentua gjërë e gjatë në media, tani është radha të komentojë edhe Silvio Berlusconi.

Berlusconi ka lëshuar një batutë të fortë në lidhje me presidentin Macron dhe gruan e tij. “Macron është një djalë i shkëlqyer. Sigurisht ai ishte me fat që ka një mama të bukur që e merr atë në krahë”,-kjo ka qenë deklarata e Berlusconi-t.

Presidenti Macron dhe gruaja e tij Brigitte kanë një diferencë moshe prej 25 vjetësh nga njëri­-tjetri dhe kjo gjë ka bërë bujë në media. Por me siguri kjo deklaratë e Belusconi-t, nuk i ka prishur shumë terezinë presidentit francez, pasi besojmë se me komente rreth diferencës së moshës që ata kanë janë mësuar tashmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button