Larje parash nëpërmjet drejtorëve në NLB: Kush është ministri i dyshuar i Qeverisë VMRO-BDI?

Kush është ish ministri i kohës së qeverisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti, që prokurori shtetëror Marko Zvërlevski e ndjek për larje parash me ndihmën e ish drejtorëve dhe atyre aktual të NLB Tutunska banka? Kjo është pyetja për të cilën tërë opinioni pret përgjigje, njofton Portalb.mk.

Prokuroria vetëm tregoi se bëhet fjalë për një ish ministër, megjithatë nuk ka dhënë kurrfarë informata për të, madje as iniciale. Vetëm shkurt than se është hapur lëndë kundër një ish drejtorit dhe një drejtorit aktual të NLB Tutunska Bankës, një ish ministrit, një avokatit, një noterit dhe personave tjerë, por edhe një shtetasi të Republikës së Sllovenisë për larje parash.

“Ekzistojnë dyshime se në periudhën prej vitit 2006 deri në 2017 janë ndërmarrë veprime për themelim të firmave, marrjen e kredive dhe riorientim të mjeteve financiare në Slloveni dhe në firma austriake, ndërsa pastaj një pjesë e mjeteve janë investuar në themelim të firmave të reja dhe blerje të pronës së patundshme në rajonin e qytetit të Manastirit”, kumtuan dje nga Prokuroria Themelore.

Ish ministra te kohës së qeverisjes VMRO-DPMNE – BDI, janë ende ministrat Zoran Stavreski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, megjitatë është pothuajse e sigurt që për ata nuk është ngritur aktakuzë e këtillë nga Prokuroria Publike, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për funksionarë të lartë patiak, për të cilët partia qëndroi përpara tyre ndaj të gjitha hetimeve të Prokurorisë Speciale, ndërkaq duke e pasur parasysh se Prokuroria e Marko Zvërlevski, vlerësohet si institucion shumë i afërt me VMRO-DPMNE-në është e sigurt që për ta nuk është ngritur hetim i këtillë.

NLB Banka
NLB Banka

Faktor” e ka kontaktuar ish ministrin e Financave Trajko Slavevski, i cili thotë se nuk është pjesë e këtij rasti, madje as nuk ka pasur kontakte me Prokurorinë Themelore dhe bankën në fjalë.

Ish ministri i Shoqërisë Informatike, manastirasi, Ivo Ivanovski – i cili gjatë publikimit të “bombave” të LSDM-së dha dorëheqje nga pushteti ekzekutiv dhe pa pompim të madh në opinion u largua që të punojë jashtë Maqedonisë, është i pakapshëm për ta komentuar këtë rast. Ivanovski është drejtor ekzekutiv i Mtel, Bullgari. Kjo kompani është pjesë e Telekomit austriak, ndërkaq në Telekom Austri është pronar dominant me 51% të aksioneve të kompanisë, njëri nga personat më të pasur në botë, meksikani Karlos Slim, me të cilin Ivanovski ka pasur marrëdhënie të mira miqësore gjatë gjithë kohës derisa ka qenë ministër.

Përveç ministrave të VMRO-DPMNE-së, përgjigje “Faktor” ka kërkuar ehe nga ish ministrat e BDI-së, nga resori i Ekonomisë. Por, Fatmir Besimi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, të cilët kanë udhëhqur me këtë resor thonë se nuk janë pjesë e hetimit. Por, as ministrja e mëhershme e partisë së Tito Petkovskit, Vera Rafajllova, thotë se nuk është pjesë e hetimit.

Ngelet e paqartë, se kush është ish ministri i Qeverisë Gruevski-Ahmeti për të cilin Zvërlevski ka ngritur hetim për larje parash.

Informata për hetimin nuk kanë as në Tutunska Bankë. As ish drejtori i bankës, por as menaxhmenti aktual i bankës deri më tani nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe në çfarë rasti po punohet.

Me qëllim që të vërtetohet fakti dhe të sigurojë dëshmi, siç u tha në kumtesë, Prokuroria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë lëshuar urdhër për analizë të transaksioneve financiare dhe sigurim të materialit të plotë dëshmues të natyrës pronësore, financiare dhe administrative.

Nga Tutunska Banka thonë se ende nuk kanë marrë kërkesë të tillë nga MPB, por kur do të marrin do të veprojnë në bazë të procedurave ligjore, por deri më tani rastin nuk munden ta komentojnë derisa nuk marrin informata të plota nga institucionet kompetente.

Për shkurt kohë, Tutunska Banka, po përballet me dy probleme. Përpara paralajmërimit të djeshëm të Prokurorisë për hetim, paraprakisht në këtë bankë u vodhën 3 milionë euro. Hajdutët janë gjetur, por paratë tani për tani nuk janë askund, ndërkaq hetimi për rastin edhe është në rrjedhë.

Ndodhitë në opinion hapin shumë çështje, të cilat i shohin nga këndi i hakmarrjes politike në të cilën është e përfshirë edhe banka dhe deri te lufta e konkurrencës, nëse merren parasysh paralajmërimet për shitjen e Tutunska Bankës në Slloveni, edhe pse tani për tani Banka në Maqedoni nuk është në shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button