Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në mënyrë të shpejtë e shqyrtoi dhe solli vendim që ta lirojë nga paraburgimi biznesmenin e VMRO-DPMNE-së, Sead Koçan, por nuk ka përgjigje për pyetjet e Portalbit në lidhje me shqyrtimin e rasteve “Monstra” dhe “Naser Eshtrefi”. Derisa rastet në fjalë presin nga një vit për t’u shqyrtuar, Vangellovski, personin që u arratis për 63 ditë, arriti që ta shpëtojë nga paraburgimi me ndihmën e Prokurorisë Themlore Publike të Marko Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Sead Koçan
Sead Koçan

“Nuk do të përgjigjem pasi që pyetjet janë jashtë rendit ditës. Sot e kemi raportin e punës së gjykatave për vitin 2016”, tha shkurt Vangellovski.

Shfuqizimi i masës së paraburgimit për Koçanin i cili dyshohet për krim financiar prej 17 milionë eurove, në opinion ka shkatuar reagime të ashpra duke rritur dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike.

Juristi Andreja Stojkovski për këtë vendim ka thënë se Vangellovski ka shkelur detyrën zyrtare.

“Këtë që e ka bërë Jovo me Koçanin quhet: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe sipas nenit 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal dënohet me së paku 5 vjet burg”, shkruan Stojkovski.

“Monstra” nuk është “prioritet” për Vangellovskin

"Monstra"Gjykata Supreme më 20 prill zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Siç thanë atëherë, në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri te Gjykata më e Lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit, megjithatë Supremja ende nuk ka cantuar një datë konkrete.

Për masakrën te Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e Gjykatës Penale e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva. Procedurë parahetimore për rastin “Monstra” ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike.

Nuk ka shqyrtim as për rastin “Naser Eshtrefi”

Naser EshtrefiFamiljarët dhe avokatët e të riut nga Gërçeci, Naser Eshtrefi i dënuar me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Angjel Petkov në 2014-tën në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ngjarje që bëri bujë në Maqedoni, presin përgjigje nga Gjykata Supreme e cila e ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e tyre për ri-gjykim.

Njëkohësisht, rasti është denoncuar edhe në Prokurorinë Speciale Publike, është kërkuar ndihmë nga Ministria e Drejtësisë si dhe Avokati i Popullit. Megjithatë, përgjigjet e tyre nuk janë të favorshme për t’u zbardhur rasti sa më shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button