Kompania izraelite zbuloi një version të ri të virusit “Wanna Cry”

Kompania izraelite për teknologji informatike “Çek point softuer teknoloxhis” kumtoi se ka zbuluar një version të ri të virusit “Wanna Cry”, me ndihmën e të cilit hakerët e panjohur kanë kryer kiber sulme në 150 vende të botës.

“Gjatë disa orë[ve të fundit ishim dëshmitarë të sulmeve me shpejtësi prej një sulmi në sekondë”, qëndron në kumtesën e mbrëmshme të kompanisë.

Kompanitë e mëdha për kiber siguri “Simatek” dhe “kaslerski” kumtuan se po hulumtojnë indikacione të cilat mund t’i lidhin kiber sulmet globale, qëllimi i të cilit është marrja e ryshfetit përmes programeve të cilat deri më tani ishin të lidhura me Korenë Veriore.

Siç lajmëroi TASS, dy kompanitë theksuan se një pjesë e kodit të versioneve paraprake të “Wanna Cry” është shfrytëzuar nga grupi “Lazarus”, i cili sipas hulumtuesve të shumë vendeve është udhëhequr nga Koreja Veriore.

Shefi i “Uolt Dizni”, Bob Ajtar deklaroi se hakerët kanë vjedhur një film të pa publikuar nga kompania dhe se kërkojnë ryshfet të madh.

Ajgar nuk theksoi për cilin film bëhet fjalë. por theksoi se kompani nuk do të bie pre e shantazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button