LSDM: VMRO-DPMNE-ja të ndërpresë me shkaktimin e dëmeve dhe t’i mbështesë proceset demorkatike

VMRO-DPMNE-ja të ndërpresë me shkaktimin e dëmeve dhe t’i mbështesë proceset demokratike për qeveri të re dhe për zgjedhje lokale, thuhet në reagimin e LSDM-së në konferencën për shtyp të Dragan Danevit nga VMRO-DPMNE-ja.

“Është e domosdoshme që menjëherë të ndalet me sjelljen destruktive dhe t’i destabilizojë shtetin dhe qytetarët. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së tanimë i shkaktoi dëm qytetarëve me atë që pesë muaj i la pa qeveri të re, ndërsa nga sot edhe pa kryetarë dhe këshilltarë të komunave”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia porosisin se shumica parlamentare nuk do ta lejojë kaosin që e planifikon VMRO-DPMNE-ja dhe se sot është dakorduar të bëhen ndryshime ligjore me të cilat do të konfirmohet data për zgjedhjet lokale, ndërsa ndërkohë do të vazhdohet mandati i autoriteteve të deritanishme lokale.

“Në pajtueshmëri të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit. Në pajtueshmëri të Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese. Pasojnë edhe ndryshimet ligjore për zgjedhjet lokale”, qëndron në reagimin nga LSDM-ja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button