LSDM: Zgjedhjet ishin anketa më relevante

LSDM-ja sot në kumtesë vlerësoi se zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar janë anketa më relevante dhe porositi se, siç thuhet, duhet të respektohet vullneti i shumicës.

Anketa më relevante e qytetarëve, thekson LSDM-ja, ndodhi më 11 dhjetor të vitit të kaluar, kur shumica e qytetarëve vendosmërisht u prononcua për ndryshime, drejtësi dhe qeveri të re që do të sjellë jetë cilësore për të gjithë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve duhet të respektohet. Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja janë opozitë dhe janë të detyruar që menjëherë të mundësojnë transferim të qetë dhe të shpejtë të pushtetit, për shkak se ky është interes i lartë shtetëror dhe qytetar”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button